ARKATANA

Shtohen problemet për Silvinjon para ndeshjes me Serbinë, lëndohet mesfushori

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pak ditë para publikimit të listës së futbollistëve për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë në kualifikueset e Botërorit, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka pse të shqetësohet. Nga një anë disa lojtarë po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre para portës. Por nga ana tjetër, dëmtimet e zakonshme nuk po u ndahen kuqezinjve.

Një nga emrat e fundit në listë me probleme fizike, është ai i një prej “zbulimeve” të trajnerit të kuqezinjve, mesfushori Julian Shehu. Mesfushori është kthyer në një kohë të shkurtër në një pikë fikse në rreshtimin e kuqezinjve dhe padyshim kontributi i tij do të ishte i domosdoshëm ndaj Serbisë.

Mobi Casa

Por në ndeshjen e të dielës në kampionatin polak, ndaj Rakov, mesfushori shqiptar nuk u kthye në fushë pas pushimit të ndeshjes. Vetë klubi, në komentin në faqen e internetit të tij pas sfidës, thekson se Shehu nuk mund të vazhdonte më për shkak të problemeve fizike, duke detyruar trajnerin të bënte një zëvendësim.

Një situatë që padyshim bëhet shqetësuese, duke parë edhe dëmtimet e emrave si Ismajli, Kumbulla apo Hoxha para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për fatin e kuqezinjve në rrugëtimin e Botërorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.