UBT

Komuna e Vitisë dhe UBT mbajtën diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Cikli i diskutimeve publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës së Vitisë ka vazhduar edhe gjatë ditës së premte dhe të hënën dhe atë në organizimin e përbashkët të Komuna e Vitisë dhe “UBT – Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor”.

Këto diskutime publike janë mbajtur të premten në fshatin Gjylekar, Remnik, Radivojcë e Budrikë e Epërme kurse të hënën janë mbajtur në lokalitetet Smirë, Drobesh, Gërmovë e Goshicë.

UBT

Në këto takime po mbahen me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, si dokument strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor për 8 vitet e ardhshme në këtë komunë.

Në këto takime kanë marrë pjesë zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedist, Ajet Sallahu dhe prezantimi i këtij dokumenti është bërë nga përfaqësuesit e UBT-së Lyra Bakija e Tomor Qela./rajonipress/