UBT

Si e përkujtojnë dy boksierët Agim Latifi e Nazim Halili, dëshmorin e ish-boksierin Agim Rashitin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Plot para 32 vitesh pikërisht me 28 mars të vitit 1989, në oborrin e Spitalit Regjional në Gjilan nga forcat policore ushtarake Serbe ishte vrarë ish-boksieri Agim Rashiti në moshën 26 vjeçare. Ish-boksieri Agim Rashiti ishte një talent i madh i boksit, por ai asnjëherë nuk e duroi represionin Serb që po e ushtronin ndaj popullit të Kosovës.

Boksieri Rashiti që në moshë të re ju kundërvu aparaturës policore e ushtarake Serbe, për të rënë në fushën e nderit në demonstratat e vitit 1989 për lirinë e Kosovës.

Pas plot 32 vitesh dy ish-shokët e tij Agim Latifi e Nazim Halili, sot kujtojnë me nostalgji jetën e veprën e dëshmorit Agim Rashiti.

“Ishin kohëra shumë të errëta për popullin shqiptarë, ishte represion i madh nga policia e ushtria e Serbisë për ta shtypur popullin e Kosovës. Ish-boksieri e tani dëshmor i kombit Agim Rashiti ishte një djalë me vizion të qartë, ai gjithmonë ishte në ballë të demonstratave, padrejtësinë nuk e duronte ishte trim e atdhetarë i devotshëm, Agimi ra për lirin e Kosovës të cilën po e gëzojmë sot. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, kujton ish-boksieri tani nënkryetar i FBK, Agim Latifi.

Mobi Casa

Për ish-boksierin tani trajner Nazim Halili, humbja e ish-boksierit Agim Rashiti ishte një humbje e madhe.
“Agimin e kam njohur që nga fëmijëria, ai ishte i dashuruar në boks por karrierën ja ndërprenë forcat Serbë duke e vrarë në demonstratat e vitit 1989. Agimi ishte një trim i rrallë tek ai nuk ka ekzistuar frika, vazhdimisht ishte i preokupuar se si ta mposhten forcave serbe, vrasja e tij ishte një goditje e rënd jo vetëm për familjen e tij por për tërë popullin e Kosovës, jemi krenar që ishim shokë të përditshëm e së bashku boksuam duke i kujtuar veprat sublime të ish-boksierit Agim Rashiti.

Në shenjë të ish-boksierit tani dëshmorit, Agim Rashiti, Kuvendi Komunal i Gjilanit për çdo vit organizon turne memorial të Boksit, ndërsa turneu i parë në shenjë të dëshmorit Agim Rashiti është organizuar në vitin 1992.

Siç bëjnë të ditur dy legjendat e boksit Gjilanas, Agim Latifi e Nazim Halili, edhe në këtë vit do të mbahet Turneu Memorial i boksit “Agim Rashiti”./rajonipress/