United Hospital

Emir Sahiti e humb vendin te Hamburgu, trajneri i kërkon të përmirësohet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sulmuesi Emir Sahiti e ka humbur vendin te skuadra e Hamburgut, ku në dy ndeshjet e fundit në Bundesliga as nuk është ftuar.

Anësori kosovar nuk ka qenë pjesë e skuadrës në dy ndeshjet e fundit ndaj Heidenheimit dhe Union Berlinit, si dhe ishte vetëm në stol në përballjen ndaj Bayern Munichut.

Shkak i kësaj duket se është forma jo e mirë që po kalon Sahiti, me trajnerin Merlin Polzin që së fundmi konfirmoi se lojtari duhet të përmirësohet nëse dëshiron të rikthehet në skuadër.

Uji Dea

“Situata e skuadrës nuk është e lehtë shkaku i numrit dhe kualitetit të lojtarit. I kam shpjeguar Emirit në cilat pozita ne duam që ai të përmirësohet. Finalizimi dhe përfundimi i aksioneve janë aspekte ku ai ka nevojë të përmirësohet”.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, Polzin shtoi se Sahiti ka “po aq shanse sa të gjithë të tjerët”, për të gjetur vend në skuadër ose ndoshta edhe të hyjë në formacionin zyrtar.

Mbetet të shihet nëse Sahiti do të arrijë ta tregojë vetën në stërvitje gjatë kësaj jave, për të fituar një vend në përballjen që Hamburgu e zhvillon si nikoqir i Mainz 05. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.