ARKATANA

Kush është kosovari që shkëlqeu ndaj Anglisë? FFK-ja ende nuk e ka kontaktuar

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Zvicra U21 sot shënoi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Anglisë U21 në kampionatin evropian për këtë grupmoshë.

4 futbollistë shqiptar luajtën për kombëtaren helvetike.

Mesfushori Kastriot Imeri regjistroi një super asistim te goli i fitores që u shënua nga Dan Ndoye.

FIDANISHTJA

Imeri është 20 vjeçar, me prejardhje nga Kosova e i lindur në Gjenevë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Imeri është takuar njëherë miqësisht me trajnerin Bernard Challandes, por zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës asnjëherë deri sot nuk e kanë kontaktuar./Indeksonline/