FIDANISHTJA

Yjet nga Kosova e prekin majën në Evropë, Ramadani i bashkohet Xhakës në Top 3-she

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vëmendjen këtë sezon e ka marrë dikush tjetër.

Tek Lecce ka qenë Medon Berisha shqiptari më i dalluar me gola dhe asiste, e duke u shpallur tri herë lojtari më i mirë i ndeshjes.

Gjithsesi, as nuk mund të mendohet se një luftëtar si Ylber Ramadani, mund të mbetet në harresë.

Ka kaluar rreth gjysma e edicionit, dhe mesfushori tjetër kuqezi i puljezëve gjithashtu e ka fituar respektin e të gjithëve.

Sipas agjencive të specializuara për statistikat, 29-vjeçari është në podium në klasifikimin e lojtarëve me më shumë ndërhyrje në ndërprerje të aksioneve kundërshtare, pra duke shpëtuar ekipet e tyre nga rreziku.

Ramadani i ka realizuar deri tani 88 ndërhyrje të tilla duke qenë në vend të tretë në renditjen e pesë kampionateve kryesore të Europës, pra të Premierligës angleze, La Ligës së Spanjës, Serie A italiane, Bundesligës gjermane dhe Ligue 1 të Francës.

KKVITI

Futbollisti shqiptar nga Kosova e ka ndihmuar Leccen të ngjitet mbi zonën që të zbret në Serie B, duke qenë tani në vend të 16-të ndër 20 ekipe, me dy fitore e një barazim në pesë sfidat e fundit, shkruan abcnews.

Ylber Ramadani shpeshherë është vlerësuar si me “maratonomaku” i Serie A, për shkak të mesatares më të lartë të kilometrave të përshkruara gjatë një 90-minutëshi.

Në vendin e parë në klasifikimin e pesë ligave kryesore europiane për interceptimin e aksioneve të kundërshtarit është një tjetër shqiptar.

Ky është kapiteni i Zvicrës dhe i Sunderlandit në Premierligën angleze, shqiptari nga Kosova, Granit Xhaka.

Kurse, i dyti në këtë renditje speciale është Lynen i Werder Bremenit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.