FIDANISHTJA

Drenica befason Dritën ia merr një pikë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në javën e 26-të të Superligës së Kosovës në futboll në stadiumin e qytetit në Gjilan, Drenica nga Skenderaj ka arritur të importon një pikë të madhe për ekzistencë duke luajtur me rezultat të barabartë 1-1.

Futbollistët e Dritës sot kanë treguar një lojë të dobët pa aksione ne portën e portierit mysafirë Arjon Ymerit, ndërsa mysafirët me mençuri kanë arritur të marrin një pikë për ekzistencë.

Drita me këtë barazim ka bërë një hap të madh mbrapa drejt titullit të kampionit.

Vendësit në minutën e 29-të arrin në epërsi Bujar Shabani me një goditje të fort nga 20 metra për tokë mposht portierin mysafirë Ymerin 1-0.

Rast të mirë shënimi në minutën e 34-të, kishte Vuqaj i cili gjuan fuqishëm nga 20 metra por Ymeri i’a mohon golin duke mbrojtur këtë gjuajtje.

Hidromorava

Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë Kreshnik Uka asiston bukur gjerë te Baton Zabërgja i cili me lehtësi mposht portierin Faton Malokun.

Futbollistët e Dritës kanë mundur shumë leht ta përmbyllin ndeshjen me fitore në minutat e fundit të ndeshjes, së pari Erjon Vuqaj dështon, ndërsa një minutë më vonë Betim Haxhimusa i vetmuar nga afërsia dështon për ta plasuar topin në rrjet.

Drita ende pozicionohet në pozitë të parë me 55 pikë përcjellur nga Ballkani me 52 me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në javën e 27-të Drita zhvillon ndeshjen si mysafire me Arbërinë./rajonipress/