Fundamenti

Mario Mitaj mund t’i bashkohet Xhakës te Sunderlandi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi i majtë i Al-Ittihad, Mario Mitaj, pritet të largohet nga klubi saudit gjatë afatit kalimtar të janarit. Lajmi raportohet nga burime pranë klubit, të cilat bëjnë të ditur se shqiptari nuk është më pjesë e planeve aktuale të skuadrës.

Sipas informacioneve, klubi i Premier League, Sunderland, ka shfaqur interes serioz për 22-vjeçarin dhe po e ndjek nga afër situatën e tij, duke e parë si një përforcim të mundshëm për repartin defensiv.

Mitaj është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tretë radhazi nga trajneri Sérgio Conceição, çka ka shtuar zërat për një përçarje mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit.

Eco Higjiena

Raportimet sugjerojnë se marrëdhëniet janë ftohur që nga vera, kur mbrojtësi shqiptar kishte kërkuar largimin nga Al-Ittihad.

Situata mbetet në zhvillim, por gjithçka tregon se janari do të sjellë një kapitull të ri në karrierën e Mario Mitajt, me rikthimin në futbollin europian që duket gjithnjë e më i afërt. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.