Nedim Bajrami merr nënshtetësinë shqiptare, është gati për të debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë
Nedim Bajrami pritet të bëj debutimin me Kombëtaren A të Shqipërisë gjatë këtij muaji, shkruan Zeri.info.
Shqipëria gjatë marsit zhvillon tri ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.
“Kuqezinjtë” më 25 mars luajnë në udhëtim te Andorra, më 28 mars e presin Anglinë, kurse më 31 mars i shkojnë San Marinos.
Edoardo Reja pritet që të dielën ta publikojë listën me futbollistët e ftuar për këto ndeshje, teksa në mediet shqiptar raportohet se pjesë e listës për herë të parë do të jetë edhe mesfushori i Empolit, Nedim Bajrami.
Madje, 22-vjeçari sot është pajisur me nënshtetësinë shqiptare dhe tashmë është plotësisht gati dhe në dispozicion të Rejas.
Përveç Bajramit, nënshtetësinë shqiptare e ka marrë edhe 19-vjeçari, Adrion Pajaziti, i cili është pjesë e Fulhamit. Pajaziti pritet të grumbullohet te Shqipëria U19 e drejtuar nga Alban Bushi. /Zeri.info


