Gjilani shënon fitore pas 7 ndeshjeve
Gjilani ka arritur fitore tejet të vlefshme pas 6 javëve të Superligës dhe një ndeshje të Kupës pa fitore, “kuqebardhet” kanë rikthyer besimin në skuadër me këtë fitore kundër Trepçës’89 me rezultat 2-1.
Trajneri i ri Ismet Munishi i cili para dy ditësh ka nënshkruar kontratë me “bardhekuqët” ka startuar me fitore që në ndeshjen e parë nën urdhrat e tij.
Në aksionin e parë të vendësve në minutën e 3-të, Gerhard Progni nga gjuajtja e lirë nga 24 metra gjen këndin e epërm të portierit mysafirë Tofilovski 1-0.
Rast të mirë shënimi kishte edhe Usein në minutën e 20-të, por gjuajtja e tij me kokë shkon pranë portës mysafire.
Në pjesën e dytë “bardhëkuqet” në minutën e 49-të, edhe njëherë Gerhard Progni me mjeshtri mposht portierin Tofilovskin duke ngrit epërsinë në 2-0.
Mysafirët në minutën e 83-të, arrijnë të zbusin epërsinë në 2-1 nëpërmjet Sedat Berishës.
Pas ndeshjes trajneri i Trepçës’89, Shpëtim Idrizi, deklaroi.
“E zhvilluam një ndeshje të dobët, nuk ishim në nivelin e detyrës, skuadrës sonë i nevojitet një sulmues, ndërsa Gjilani fitoj me meritë”
Ndërsa, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili startoi me fitore, pas 90 minutave deklaroi.
“Me referin Nuza patëm disa probleme por ai mbetet refer evropian. Në po hapim një faqe të re me Gjilanin, kjo fitore është e futbollistëve dhe këtë fitore u dedikoj tifozëve “Skifterave”, ndërsa ju bëj me dije se skuadrat që do të ballafaqohen me ne do të kenë probleme të mëdha”.
Gjilani në javën e ardhshme do të takohet me Prishtinën në Prishtinë./rajonipress/


