United Hospital

Lionel Messi në histori, vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Argjentinës në Kupën e Botës 2026.

Sulmuesi argjentinas realizoi një nga golat në fitoren dramatike 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër pas vazhdimeve, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16 së finales së turneut.

Messi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29-të të takimit, pasi u asistua nga Lisandro Martinez, duke i dhënë epërsinë kombëtares së tij në një duel që rezultoi shumë më i vështirë sesa pritej.

United Hospital

Me këtë realizim, legjenda argjentinase vendosi një tjetër rekord historik, duke u bërë futbollisti i parë në histori që shënon shtatë ose më shumë gola në dy edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Ylli 39-vjeçar kishte realizuar shtatë gola edhe në Botërorin e vitit 2022, ndërsa tashmë ka arritur të njëjtën shifër edhe në edicionin e vitit 2026, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë ky sport.

Argjentina siguroi kualifikimin në çerekfinale pas triumfit ndaj Kepit të Gjelbër dhe do të vazhdojë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të botës, me Messin që vazhdon të jetë lideri absolut i skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.