United Hospital

Aro Muriq pritet të largohet nga Girona, afër kalimit te skuadra holandeze

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi pritet të largohet nga skuadra spanjolle, Girona, shkruan “Zeri.info”.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat spanjolle, angleze dhe ato holandeze, thuhet se “Gardiani” i “Dardanëve” pritet të kaloj te Willem II.

Mundësia për një kalim tjetër i portierit në pronësi të Manchester Cityt nuk përjashtohet, megjithatë një gjë duket e sigurtë. Ai nuk pritet të qëndrojë te Girona.

United Hospital

Aro e kishte humbur vendin e titullarit te skuadra spanjolle pas një lëndimi, derisa Willem II po shihet si skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij.

City është i interesuar ta dërgojë Arijanetin në ndonjë skuadër ku do të luaj rregullisht. /Zeri.info