Eko Higjiena

Reshat Ymeri – dëshmorë nderi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Për çdo vjet, më 29 Janar –
Çiftelinë në duar e marr !
Do ta këndoj një këngë nderi –
Për dëshmorin Reshat Ymeri !
Refreni:
Hej, Reshat Ymeri , është rrezja e dritës –
Është simbol fitorjeje dhe i sakrificës !
Ra dëshmorë në mesin e trimave të parëve –
Për lirinë dhe pavarësinë e shtetit t’ shqiptarëve !
Do t’ kujtojmë Janarin , muajin e krenarisë –
Kur Reshat Ymeri , fitoi famën e pavdekësisë !
Reshati , u bë djersa e buka e sofrës –
Ai, do t’ jetë gjithmonë , gjaku i shtetësisë së Kosovës !

Më29Janar 1990 –
Reshat Ymeri ka ndërrua jetë !
Atë ditë u qëllua për vdekje –
Nga policia gjakpirëse serbe !
Refreni:
Hej, Reshat Ymeri , është rrezja e dritës …etj.

Derisa podemonstronte –
Kundër dhunës që s’ mund t’duronte !
Beogradi me serbë cergarët –
Çka po bënin përmbi shqiptarët !
Refreni :
Hej, Reshat Ymeri , është rrezja e dritës …etj.

Uji Dea

Sot e kujtojmë dhe nderojmë ,
Lavdi veprës i urojmë,
Për kauzën tonë kombëtare –
Për çlirimin n’ trojet shqiptare !…
Refreni:
Hej, Reshat Ymeri , është rrezja e dritës …etj.

Për arritjen e lirisë dhe të pavarësisë –
Reshat Ymeri hyni n’ faqe të historisë !
Rezultatet dhe miqësitë që i kemi sot mbarë botës –
Na i ka sjellë liria dhe pavarësia e Kosovës !
Refreni :
Hej, Reshat Ymeri , është rrezja e dritës …etj.

Gjilan, më 29.01.2021 v.
Demir KRASNIQI