ARKATANA

Mbi 56 mijë kosovarë u infektuan me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbi 56 mijë kosovarë janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Shumica e tyre e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, derisa rreth 5 mijë të tjerë kanë vdekur, shkruan Express.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se dje janë konfirmuar 267 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Uji Dea

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 56 mijë e 118, me gjithsej 1 mijë e 411 raste të vdekjes.

“Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.