United Hospital

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë dhe Bosnjë edhe për një vit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Bundestagu gjerman ka miratuar zgjatjen e misionit të NATO-s KFOR në Kosovë dhe misionit të BE-së EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë edhe për një vit tjetër, duke vazhduar praninë ushtarake gjermane në Ballkan.

Në Kosovë, rreth 400 ushtarë gjermanë do të mbeten pjesë e misionit të NATO-s KFOR, i cili tashmë është në vitin e 27-të të tij dhe përbën dislokimin më të gjatë të Bundeswehr-it jashtë vendit.

Eco Higjiena

Mediet gjermane potencojnë se “misioni ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit në vend dhe parandalimin e tensioneve mes komuniteteve shqiptare dhe serbe”.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Bundestagu ka vendosur zgjatjen e mandatit për misionin e BE-së EUFOR Althea deri më 30 qershor 2027. Deri në 50 ushtarë gjermanë janë të angazhuar në këtë mision, i cili mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe kontribuon në ruajtjen e paqes në vend. Situata e sigurisë në Bosnjë vazhdon të vlerësohet si e paqëndrueshme. /rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.