Eko Higjiena

Haziri flet pas mbledhjes, tregon nëse do të bëjnë koalicione parazgjedhore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë së partisë. Pas kësaj mbledhje është deklaruar nënkryetari Lutfi Haziri i cili tha se do të përpiqen që në ditët në vijim ti kryejnë të gjitha obligimet ligjore dhe kushtetuese që u duhen për zgjedhje, shkruan Gazeta Express.

Haziri theksoi se LDK’ja në këto zgjedhje do të përfaqësohet me mera kredibil dhe që përfaqësojnë ideologjinë e kësaj partie.

“Ne jemi të gatshëm që edhe nesër edhe në ditët në vijim që ti përmbushim obligimet ligjore dhe kushtetuese, në mënyrë që në afate ligjore emrat e LDK’së me u zbardh. Kanë me qenë emra kredibil, burra e gra që përfaqësojnë ideologjinë dhe politikën e LDK’së duke përfaqësuar rininë tonë por edhe komunitete e tjera përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë “, ka deklaruar ai.

Nënkryetari e pranoi se LDK’ja është duke biseduar edhe me parti të tjera për koalicione, teksa shtoi se kjo çështje do të finalizohet javën e ardhshme.

Fundamenti

“Ende nuk ka përfunduar asgjë,. Janë në bisedime. Kryetari i LDK’së dhe kandidati kryeministër kanë autorizimet për të realizuar takime qoftë me parti politike ashtu edhe me eksponent të tjerë. Në vet faktin që janë në bisedime e sipër nuk dua ti diskutojë më shumë por deri javën e ardhshme duhet të zyrtarizohen. Parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë, në kuptim klasik. Do të ketë koalicion e me parti ose individë që përfaqësohen me një listë të përbashkët politike”, ka thënë nënkryetari.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

Kujtojmë që deri tek kjo situatë erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi, votë e cila ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.