Hidromorava

E konfirmon menaxheri i Mustafit: Shkodrani në bisedime me Barcelonën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi pritet t’i bashkohet Barcelonës në janar, pasi menaxheri i tij Emre Ozturk dhe drejtuesit e gjigantit katalonas janë në bisedime për këtë çështje.

Ozturk konfirmoi se ndodhet në Barcelonë për të biseduar për kalimin e mbrojtësit të Arsenalit në Camp Nou, raporton Gazeta Express.

Fituesi i Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje si titullar nën udhëheqjen e trajnerit Mikel Arteta këtë sezon dhe duket i gatshëm për t’u larguar nga Emirates.

Për më tepër, marrëveshja e Mustafit me Arsenalin mbaron në fund të sezonit.

Mobi Casa

Mësohet se Mustafi e ka hedhur poshtë ofertën e Arsenalit për ta vazhduar marrëveshjen dhe mund t’i bashkohet Barcelonës së Ronald Koeman, e cila është në kërkim urgjent të përforcimeve në mbrojtje.

Derisa u supozua se Ozturk kishte udhëtuar drejt Katalonjës për të diskutuar të ardhmen e talentit të Rapid Vienna Yusuf Demir, ai ka konfirmuar se ndodhet për Mustafin, në fakt.

“Nuk jam në Barcelonë për Yusuf Demirin, por për Shkodran Mustafin e Arsenalit, të cilin e përfaqësojmë ne”, tha Ozturk për SPOX. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.