UBT

Arbër Ismajli: Stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë krenari e futbollit të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Edhe pse një kohë të gjatë punimet në stadiumin e qytetit të Gjilanit janë zvarritur dhe vonuar, më në fund punimet janë duke u zhvilluar me një dinamik shumë të madhe. Për ngecjen e punimeve në stadium nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka theksuar se pengesë e tillë është plani i stadiumit i cili ka ndryshuar në disa gjëra.

“Së pari mjetet kanë munguar dhe plani i stadiumit ka ndryshuar duke i vendosur parkingjet për rreth 300 vetura nën shkallët e stadiumit, por tani jemi në vlugun më të madh të punimeve dhe nuk do të ndalemi në asnjë moment gjerë në finalizimin e stadiumit”.

Gjerë më tani tri memorandume janë nënshkruar ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
“Kemi qartësuar gjithçka me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës, nuk do të ketë asnjë ditë pushim dhe stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë krenari e futbollit të Kosovës”, ka bërë të ditur, nënkryetari Arbër ismajli.

FIDANISHTJA

Sipas nënkryetarit Ismajli përpos që nuk do të ketë ngecje në punime në pranverë punimet në stadium do të jenë të intensitetit të lartë.
“Uroj që kushtet atmosferike të jenë në nivel, ndërsa në pranverë punimet në stadium do të jenë një oazë e punimeve intensive. Ne për çdo ditë po monitorojmë situatën rreth punimeve, na vjen keq edhe për klubet e qytetit edhe për tifozët “Intelektualët” e “Skifterave” për zvarritjen e punëve, por kjo zvarritje ka qenë pa dëshirën tonë dhe tani ju sigurojë që do të jeni krenarë me stadiumin e qytetit”.

Ismajli ka bërë të ditur se dy klubet e qytetit Drita e Gjilani, ndeshjet e tyre në pranverë mundet ti mos i zhvillojnë në stadium për shkak punimeve të cilat do të bëhen.
“E di që FFK ka marrë vendim që ndeshjet nga pranvera nuk do të lejohen të zhvillohen në bari sintentik, edhe pse ne i kemi dy stadiume sintentike me të gjitha parametrat por dy klubet do të zgjedhin problemin gjerë në vjeshtën e vitit të ardhshëm”.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan do të nderohet sipas kategorisë së katërt të UEFA-së sipas rregullave ndërkombëtare, ndërsa ndeshjet në këtë format të stadiumit mundet ti zhvillojnë Përfaqësuesja e Kosovës duke filluar nga U-15 gjerë U-21, gjithashtu edhe disa ndeshje miqësore ndërkombëtare mundet ti zhvillon edhe Përfaqësuesja A e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.