ARKATANA

Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegrova prodhoi diçka speciale

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Trajneri i Juventusit Luciano Spalletti ka dhënë lëvdata për paraqitjen e Edon Zhegrovës ndaj Romës.

Ylli i Kosovës hyri si zëvendësues por ishte protagonist në dy golat e “Bianconerëve”, për ta barazuar rezultatin në 3-3.

Pas ndeshjes, Spalletti nuk harroi të përmendte Zhegrovën ndër lojtarët që kontribuuan në barazimin e Juventusit.

“Yildiz pati një ndeshje të shkëlqyer sot, Zhegrova prodhoi diçka speciale dhe Boga ka cilësitë për të dalë gjithmonë me diçka të rëndësishme”.

UBT

“Gjithnjë kishim shpresë, ky është futbolli. Boga ka intuitën dhe kualitetin për të krijuar diçka nga asgjë, njësoi si Yildiz dhe Zhegrova. Duhesh gjithnjë të kesh besim në sport dhe jetë”.

Ndërkohë, Spalletti beson se do të kenë një sezon të shkëlqyer deri në fund.

“A besoni se do të përfundoni në top katër? Jetoj për atë pozitë. Kemi pasur një moment ku shumë gjëra na kanë ndodhur dhe nuk kemi pasur fat. Skuadra është përmirësuar në shumë aspekte dhe do të kemi një fund të sezonit të mirë”, deklaroi italiani.

Ndërkohë, me paraqitjen ndaj Galatas dhe Romës – Zhegrova tani padyshim do të jetë një opsion konkret për Spallettin në ndeshjet e ardhshme./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.