ARKATANA

Barcelona e do Shkodran Mustafin në janar, pasi i janë lënduar mbrojtësit kryesorë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shkodran Mustafi është në listën e ngushtë të Barcelonës për blerjet e afatit kalimtar dimëror, i cili hapet në fillim të janarit.

Barcelona ka mbetur pa asnjë qendërmbrojtës tani për tani, pas lëndimit të Clement Lenglet në fitoren e thellë 4:0 kundër Osasunës të dielën në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Lëndimi i tij nënkupton se Barça nuk e ka në dispozicion asnjë qendërmbrojtës në këtë kohë, duke qenë se Gerard Pique, Ronald Araujo dhe Samuel Umtiti janë të lënduar po ashtu.

Derisa Lenglet pritet të rikthehet së shpejti, Pique, Umtiti dhe Roberto pritet të mungojnë disa muaj.

Eco Higjiena

Sipas Mundo Deportivos, gazetës së afërt me klubin katalonas, synimi kryesor i Barçës mbetet Eric Garcia i Manchester City.

Por, mundësitë që ta kthejnë atë në klub në janar janë shumë të vogla, prandaj Barcelona është duke menduar të sjellë përforcime nga tjetërkund.

Dy prej emrave më të përfolur janë Shkodran Mustafi i Arsenalit dhe Antonio Rudiger i Chelsea.

Mustafi – mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë – sapo është kthyer nga lëndimi, i cili ia ndërpreu formën e mirë që e kishte gjetur nën udhëheqjen e trajnerit Mikel Arteta, pas një sezoni të dobët dhe plot kritika që e kishte nën drejtimin e Unai Emery./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.