Eko Higjiena

Kosova pas një viti i kthehet fitoreve, vazhdon në Ligën C të Kombeve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova ka fituar me rezultat të ngushtë 1-0 kundër Moldavisë, duke ju kthyer fitoreve pas 10 ndeshjeve. Në Fadil Vokrri, Kosova fitoi me një gol të Lirim Kastratit në minutën e 31-të. Me këtë fitore ka përfunduar edicioni i sivjetmë i Ligës së Kombeve ku Kosova ka përfunduar në vendin e tretë me pesë pikë

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Moldavisë duke marrë kështu pesë pikë nga gjashtë ndeshje dhe duke përfunduar në vendin e tretë në Grupin 3 të Ligës së Kombeve.

Kosova e dominoi takimin por pati shumë vështirësi në fund të takimit ku Ibrahim Dreshevic u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu ishte edhe pasqyra e pjesës së parë ku Kosova e pati posedimin por nuk i pati mundësitë më të mira për të shënuar, më të mira se sa Moldavia.

Kosova për herë të parë sulmoi në minutën e 11-të me Muriqin por priti portieri moldav Namasco.

Rasti tjetër për Kosovën ishte në minutën e 17 ku një goditje e Valon Berishës u bllokua nga Platica.

Moldavia do të rrezikonte dy minuta me vonë me Nicolaescu por goditja e tij përfundoi jashtë.

Pikërisht në këtë minutë nga loja largohet mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani për shkak të një lëndimi që e pësoi në fillim të ndeshjes dhe në vend të tij hyri Aliti.

Rastin më të mirë për të shënuar gol Moldavia e pati në minutën e 23-të ku goditjen e Nicolaescu e mbrojti portieri Ujkani.

Goli për Kosovën u shënuan në minutën e 31-të dhe erdhi pas një ndërhyrje në Hadërgjonajn. Nga fauli topi u devijua nga skuadra moldave por aty ishte Kastrati që pasi kontrollon topin bën një goditje të fuqishme me këmbën e djathtë duke shënuar golin e parë për Kombëtaren A të Kosovës.

Eco Higjiena

Pas goli Moldavia u tregua e rrezikshme në dy raste por pa sukses derisa Zhegrova ka mundur ta dyfishoi epërsinë në minutën e 38-të por goditja e tij përfundoi jashtë.

Në pjesën e dytë, Moldavia arriti që ta kontrollonte më mirë ndeshjen, edhe pse Kosova pati disa dalje të mira përpara.

Por, rasti më i mirë ishte për Zhegrovën në minutën e 62-të, por goditja e tij u bllokua.

Valon Berisha po ashtu pati goditi topin por që prapë goditja e tij u bllokua.

Moldavia pati një mundësi të mirë nga një ndërprerje në minutën e 76 por topi përfundoi jashtë.

Kosova do të reagonte në minutën e 82-të me Lirim Kastratin, por portieri Namasco priti goditjen e tij.

Kosova do të bënte ndryshimin e dytë në ndeshje në minutën e 84-të ku nga fusha u largua Edon Zhegrova dhe në vend të tij hyrë Hekuran Kryeziu.

Një dalje e mirë në kundërsulm e Nicolaescu bëri që Ibrahim Dresevic ta ndalte me faul dhe gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi atë me karton të kuq në minutën e 85-të.

Në minutat e fundit Moldavia synoi ta barazoi rezultatin por pa sukses derisa rastin më të mirë e patën për të shënuar në minutën e katër shtesë nga Armash.

Me këtë fitore Kosova vazhdon të jetë në Ligën C të Kombeve edhe edicionin e vitit 2022. / GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.