Elseid Hysaj vazhdon të stërvitet te skuadra shqiptare, ende në kërkim të klubit të ri
Në një video të fundit në rrjetet sociale nga fotografi i klubit të Vllaznisë, Mikel Thepina, ndërsa ekipi shkodran stërvitet para ndeshjes me Laçin, e vlefshme për javën e 4-të në Abissnet Superiore, shfaqet edhe Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po përgatitet me skuadrën shkodrane, ndërsa ende nuk ka gjetur “destinacionin” për sezonin e ri. 32-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Lazion dhe sipas mediave në Itali, mbrojtësi nuk dëshiron të vazhdojë më në tokën “Axurre”.
Në të kaluarën, Hysaj e ka lënë të hapur mundësinë për ta mbyllur karrierën te Vllaznia, por nuk i dihet nëse ky është momenti i duhur për të qenë pjesë e ekipit shkodran, apo ishte një deklarat e çastit./Indeksonline/


