ARKATANA

Ishte lojtari më i mirë i vitit në Belgjikë, sot Ardon Jashari është zgjedhja e tretë te Milani

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ardon Jashari, edhe pse është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit belg, te Milani konsiderohet vetëm si opsioni i tretë për mesfushën në këtë fazë të sezonit.

Mesfushori zviceran e kishte bërë një sezon të jashtëzakonshëm me Club Brugge, duke u vlerësuar si një nga lojtarët më të mirë të Jupiler Pro League, por kjo nuk e ka ndryshuar plotësisht hierarkinë e objektivave te klubi kuqezi.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Milanit kanë përparësi të tjera në mesfushë, ndërsa Jashari mbetet një profil i ndjekur dhe i vlerësuar, por jo zgjedhja kryesore për momentin, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, vlerësimi për të brenda klubit mbetet i lartë, sidomos për shkak të cilësive të tij teknike, fizikës dhe aftësisë për të mbuluar role të ndryshme në mesfushë.

Uji Dea

Në Belgjikë, Jashari e kishte konfirmuar statusin e tij si lider i ekipit, duke u shpallur edhe si lojtari më i mirë i sezonit, çka e bën atë një nga emrat më interesantë për merkaton e verës.

Mbetet për t’u parë nëse situata do të ndryshojë në javët e ardhshme, por për momentin, te Milani ai nuk është prioritet absolut.

Flitet se interesim për përfaqësuesin zviceran ka shfaqur Juventusi. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.