Uji Dea

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit, subvencionon 33 organizata sportive

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, e Komunës së Gjilanit, Deniza Limani, sot në një konferencë për shtyp ka gëzuar me lajmin e kumtuar se 33 organizata sportive do të subvencionohen gjerë në fund të vitit 2020.

Drejtoresha Limani ka bërë të ditur se 33 organizata, në mesin e tyre shumë klube sportive do t’ju ndahet një shumë prej 59,000 Euro.

“Ne si Komunë kemi paraparë 100 000 Euro t`i ndajmë për Sport, Rini e Kulturë, por duke e parë nevojën e shumë organizatave kryetari i Komunës Lutfi Haziri, ka rritë këtë shumë në 124,000 Euro, çka jemi shumë falënderues dhe në vitin e ardhshëm kjo shumë do të jetë edhe më e madhe, ndërsa kësaj radhe vetëm për Sport kemi ndarë 59 000 Euro, ndërsa shuma tjetër do jetë për Kulturë e Rini”.

Mobi Casa

Limani ka theksuar se nga një numër i madh i aplikimeve, komisioni ka vendosur 72 organizatave t’ju ndahen mjetet nga komuna prej 124 000 Euro, ndërsa sot kanë nënshkruar kontratat të gjithë ata që janë subvencionuar.

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka theksuar se Komuna e Gjilanit do të jetë gjithmonë pranë çdo kërkese të çdo organizate të Kulturës, Rinis dhe Sportit, me qëllim të avancimit për të mirën e qytetarit të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.