UBT

“Rashica ishte hija e vetvetes” – kritika të ashpra për Milotin nga mediet gjermane

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Milot Rashica është kritikuar ashpër për paraqitjen e dobët në ndeshjen e parë për Werder Bremenin këtë sezon, saqë mediet gjermane e cilësuan si “hija e vetvetes” sulmuesin kosovar.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Kosovës i luajti minutat e parë në Bundesligë këtë sezon në barazimin e Werderit 1:1 kundër Freiburgut të shtunën, pas një lëndimi të gjatë në gju, raporton Gazeta Express.

Ai u fut në lojë në vend të Leonardo Bittencourt në minutën e 66-të, por nuk arriti të ketë kurrfarë ndikimi në lojën e Werderit dhe për më tepër u kritikua për paraqitje tejet të dobët.

24-vjeçari i rritur në Vushtrri ishte buzë largimit nga Werderi këtë verë, por dështoi të largohej në fund përkundër dëshirës së madhe dhe ofertave të shumta që i mori.

Trajneri Florian Kohfeldt ia kishte thënë disa ditë pushim Rashicës për ta mbledhur mendjen nga zhgënjimi i dështimit të largimit nga klubi.

Por kjo nuk i ndihmoi shumë Rashicës kur u rikthye në fushë.

Uji Dea

“Rashica luajti 24 minuta kundër Freiburg, pasi u fut në lojë në pjesën e dytë me synim për ta bërë dallimin për Werderin, por u duk hija e vetvetes”, shkruan uebsajti i sportit Spox.de.

Rashica i kishte tetë topa në këmbë dhe i bëri dy pasime, të dyja drejt e në këmbët e kundërshtarit. Ai nuk ia doli ta driblojë asnjë lojtar, nuk e bëri asnjë gjuajtje në drejtim të portës, asnjë asist, dhe për më tepër, i humbi katër prej pesë dueleve me kundërshtarët.

Rashica nuk iu bashkua Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit, kundër Maqedonisë së Veriut në play-off për kualifikim në Euro 2020 dhe kundër Sllovenisë e Greqisë në Ligën e Kombeve.

Arsyet e mos ardhjes së tij në kampin dardan u cek lëndimi nga i cili ishte riaftësuar pasi kishte stërvitur tërë javën para ndeshjes historike që Kosova e humbi ndaj Maqedonisë së Veriut.

Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, kishte folur për dështimin e largimit të Rashicës nga klubi, duke e pranuar se kjo verë ka qenë e palumtur për 24-vjeçarin.

“Natyrisht se Miloti është i zhgënjyer. Por ai do të zbresë në fushë përsëri për ta përmirësuar gjendjen e vet”, kishte thënë Baumann. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.