HW

“Thimi Mitko” shpallet kampion komunal në futsal

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ekipi i djemve të shkollës Shfmu “Thimi Mitko” është shpallur kampion komunal në futsall në kuadër të garave komunale për shkollat e mesme të ulëta, pasi triumfoi në finalen e zhvilluar kundër ekipit të Shfmu “Musa Zajmi”.

Ndeshja finale solli një atmosferë sportive dhe konkurruese mes dy ekipeve, ku nxënësit treguan përkushtim, disiplinë dhe lojë të bukur në parket. Pas një paraqitjeje të suksesshme gjatë gjithë turneut, ekipi i Shfmu “Thimi Mitko” arriti të sigurojë vendin e parë dhe titullin kampion komunal, ndërsa Shfmu “Musa Zajmi” u rendit në vendin e dytë si nënkampion.

Këto gara organizohen çdo vit me qëllim të promovimit të sportit në shkolla dhe nxitjes së aktivitetit fizik tek nxënësit. Përveç rezultatit sportiv, garat shërbejnë edhe si mundësi për zhvillimin e frymës së bashkëpunimit dhe respektit ndërmjet shkollave.

HW

Suksesi i ekipit të Shfmu “Thimi Mitko” u përshëndet nga mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollës, të cilët vlerësuan përkushtimin e nxënësve dhe punën e trajnerëve në arritjen e këtij rezultati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.