Uji Dea

Vjosa Osmani: Kolaicioni qeverisës ka më së shumti 50 deputetë, unë s’mund t’ia bëjë shumicën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se nuk është përgjegjësi e saj t’I sigurojë votat për votimin e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19, si dhe votimin e propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun.

Osmani tha kjo është përgjegjësi koalicionit qeverisës të cilët nuk po arrijnë t’I kenë 61 deputetë për të votuar.

Uji Dea

“Është parim bazik i demokracisë që numrat për të kaluar një ligj i sponzorizuar nga qeveria duhet t’i sigurojë koalicioni qeverisës. As me kushtetutë as me ligj as me rregullore, kryetarja e Kuvendit nuk ka pergjegjësi për ta bërë shumicën e nevojshme, Sikur të isha kryeministre do të mund ta bëni këtë pytje, por unë nuk jam kryeministre, Pra, pyetja duhet t’i drejtohet kryeministrit i cili nuk po arrinë t;i ketë 61 deputetë që votojnë në favor të nismave që qeveria e tij I sponzorizon”, ka deklaruar Osmani në konferencë për media.