United Hospital

Mërgimtari Besim Zymberi tregon anën humane, ndihmon klubin sportiv FC “Galaxy”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mërgimtari Besim Zymberi i përkrahur nga klubi i tij në Zvicër FC “Wiedikon” nga Zurich ka ndihmuar me rroba sportive FC”Galaxy” nga Gjilani. Besim Zymberi thotë se këtë gjest e ka bërë me qëllimin më të mirë për të ndihmuar e përkrahur talentët e rinj. Kosova e ka rininë e shëndoshë dhe për mue është nder dhe krenari që ta përkrahi këtë armatë të re të Gjilanit.

Besim Zymberi mërgimtar nga Zvicra sa herë që vije në Kosovë ndihmon dhe përkrah ata që kanë nevojë në forma të ndryshme.

FIDANISHTJA

Kësaj radhe Besimi ka ndihmuar klubin sportiv “FC “Galaxy” në Gjilan të cilit i ka dhuruar rroba sportive. “Motivi im është ta avancojmë futbollin gjilanas, e kam parë këtë klub duke stërvitur gjenerata të reja dhe talentët e rinj dhe kisha dëshirë që këta fëmijë t`i motivojë sepse Kosova mburret me rininë e shëndoshë që ka. E falënderojmë nga zemra klubin zviceran FC”Wiedikon” nga Zurich në krye me Robert Stadelmann dhe Peter Spahni” tha Zymberi.

Besim Zymberi është i angazhuar në klubin zviceran si fizioterapeut dhe thotë se edhe herëve tjera do të organizojë ngjarje të tilla për ta përkrahur dhe motivuar në të gjitha format sportin gjilanas dhe kosovar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.