ARKATANA

Vetëm edhe tri ditë ka afat që Rashica të largohet nga Werderi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në fund të afatit kalimtar veror, Milot Rashica vazhdon të jetë një futbollist i Werder Bremen.

Ylli kosovar pësoi një lëndim me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar dhe nuk ka luajtur me klubin gjerman.

Gjithsesi e gjithë vëmendja është nëse Rashica do të largohet nga Werder, pasi gjatë gjithë verës është lidhur me skuadra të ndryshme evropiane.

Por deri më tani, nuk ka pasur ndonjë ofertë që ka kënaqur Werderin për ta lejuar largimin e tij.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann ka rikonfirmuar përsëri se ka skuadra të interesuara për Rashicën.

Uji Dea

“Ka skuadra të interesuara, por nuk mund të ju them asgjë rreth negociatave që bëhen me to”, ka deklaruar Baumann.

44-vjeçari ka konfirmuar se përveç Rashicës, Werder mund të mbetet edhe pa yllin tjetër të ekipit Davy Klassen.

Milot Rashica (Foto: Oliver Hardt/Getty Images/Guliver)

“Është mjaft e mundshme që si Klassen ashtu edhe Rashica të largohen të dy, por të shikojmë se çfarë do të ndodh”, përfundoi drejtori sportiv i Werder, Frank Baumann.

Aston Villa, Leeds United, RB Leipzig e Monaco janë skuadrat e interesuara për Rashicën, teksa Werder synon të fitojë mbi 20 milionë euro nga shitja e kosovarit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.