Përkujtohen legjendat e futbollit Selami Osmani-Bezi e Shukri Sylejmani-Shuka
Gjilan – Sot stadiumi sintentik i Gjilanit ishte arenë e figurave të mëdha futbollistike të Rajonit të Gjilanit dhe mbarë Kosovës, në mesin e shumë mysafireve ishte edhe Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sekretari i kësaj Federate, Eroll Salihu, si dhe ndihmës trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.
Në mesin e shumë mysafireve ishte edhe Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli si dhe shumë figura tjera nga jeta sportive anembanë Kosovës.
Në shenjë të nderimit të dy “kolosëve” të futbollit jo vetëm të qytetit të Gjilanit por atij Kosovar, Selami Osmani-Bezi e Shukri Sylejmani -Shuka, sot me një minutë heshtje në shenjë nderimi të këtyre dy legjendave është zhvilluar një ndeshje futbollistike duke qenë rezultati në plan të dytë.
Këtë ndeshje përkujtimore e ka organizuar Liga e Veteranëve të Futbollit të Kosovës së bashku me Federatën e Futbollit të Kosovës duke zhvilluar ndeshje futbollistike me Veteranët e Dritës dhe Gjilanit./rajonipress/



