ARKATANA

“Shaqiri duhet të rikthehet në Bundesligë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ottmar Hitzfeld, ish-trajner i Zvicrës, e ka këshilluar futbollistin kosovar të largohet nga Liverpool dhe t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër anglez ose të rikthehet në Bundesligë

Ish-selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld e ka këshilluar Xherdan Shaqirin të largohet nga Liverpooli para mbylljes së afatit kalimtar të hënën që vjen, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar i shfaqi aftësitë e tij kur shënoi gol mjaft të bukur nga gjuajtja e lirë për ta ndihmuar Liverpoolin në fitoren 7:2 ndaj Lincolnit javën e kaluar në Carabao Cup.

Mirëpo, përfaqësuesi zviceran nuk ishte pjesë e 18-shes së të ftuarve të Liverpoolit në tri fitoret e regjistruara në Premierligë këtë sezon.

Kjo vazhdoi kur ai u la jashtë edhe në ndeshjen e së hënës ndaj Arsenalit, të cilën “Reds” e fituan 3:1.

Liverpooli do të luajë përsëri sonte në Carabao Cup me “Gunners” dhe futbollisti nga Zhegra e Gjilanit pritet të luajë nga minuta e parë.

KKVITI

Mirëpo, kjo është e pamjaftueshme për 28 vjeçarin, i cili në dy sezonet e fundit ka luajtur shumë pak.

Andaj, ish-trajneri i tij tek Zvicra, Hitzfeld insiston se Shaqiri ka nevojë për një sfidë të re.

“Xherdani duhet të lëvizë në drejtim të një klubi ku do të mund të luante në vazhdimësi. Ai duhet të jetë i lumtur përsëri. Ne të gjithë duam ta shohim Xherdanin të lumtur sërish. Ndryshimi do të ishte i mirë për të gjithë përreth tij dhe për fansat e tij”, ka thënë Hitzfeld për të përditshmen zvicerane “Blick”.

“Një klub i Premierligës me një mesfushorë solide do të ishte një hap i mirë. Ose do të mund të shkonte në Bundesligë në klubet si Gladbach, Leverkusen apo Wolfsburg. Ai duhet ta rifitojë ndjenjën e topit dhe të ketë më shumë ndeshje në këmbët e tij”, përfundoi trajneri gjerman.

Liverpooli e kishte transferuar Shaqirin nga Stoke City në korrik të vitit 2018 për 13,5 milionë funte. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.