Uji Dea

Haradinaj e Limaj: Demarkacioni të rinegociohet në Bruksel

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Nismës Fatmir Limaj, ka thënë se çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi të diskutohet edhe një herë në Bruksel.

Ai ka thënë se këtë e ka propozuar në tryezën me komisionarin Johaness Hahn, dhe se ata do të vazhdojnë të kundërshtojnë të dy marrëveshjet.

Ndërsa, Limaj ka thënë se e vetmja zgjidhje e daljes së vendit nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme.

FIDANISHTJA

“Koalicioni jonë do të vazhdojë të kundërshtojë keto marrëveshje. Besojmë fuqishëm se e vetmja rrugë për të tejkaluar këto tema janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Limaj.

(Kosova Sot)