Veliu: Treshja Kurti, Osmani, Abdixhiku po ia paguajnë borxhin me post Bekim Sejdiut – t’i ndalin sulmet ndaj 6 deputetëve
Agim Veliu, ka reaguar rreth çështjes së presidentit, pas marrëveshjes mes liderit të LDK’së, Lumir Abdixhikut dhe atij të VV’së, Albin Kurtit, për emrin e Bekim Sejdiut për postin e Presidentit.
Aliu, ka thënë se, konsensusi mes Abdixhikut, Kurtit e Vjosa Osmanit, ‘’duket se ka nisur shumë më herët’’.
‘’Madje qysh atëherë kur vendimet e tij (Sejdiut) në Gjykatën Kushtetuese i leverdisnin politikisht VV-së dhe i kushtonin LDK-së’’, ka thënë ai mes tjerash.
Veliu ka thënë se, në politikën kosovare, duket që ‘’ borxhet politike paguhen me poste shtetërore’’, duke kërkuar që sulmet ndaj gjashtë deputetëve të LDK’së që e kundërshtuan emrin e Sejdiut, të ndalen.
Postimi:
Kandidat “konsensual”
Kështu po quhet tani Bekim Sejdiu, si të ishte zbuluar papritur në tryezën e përbashkët të Kurtit, Abdixhikut e Vjosa Osmanit.
Por, sipas rrëfimit të tyre (treshes), duket se konsensusi ka nisur shumë më herët… Madje qysh atëherë kur vendimet e tij (Sejdiut) në Gjykatën Kushtetuese i leverdisnin politikisht VV-së dhe i kushtonin LDK-së.
Sot po mundohen ta shesin si zgjidhje konsensuale për President.
E dje, sipas kësaj logjike, paska qenë investim politik.
Çfarë rastësie e bukur.
Ai që dikur ishte “i dobishëm” për një palë, sot na paraqitet si “i pranueshëm” për të gjithë.
Në politikën tonë kosovare, me sa duket, edhe borxhet politike paguhen me poste shtetërore. 🇽🇰
Kësaj radhe hiq më pak se me post Presidenti!
Në krejt këtë histori interesash të treshes, Abdixhiku duhet t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve.
Ata nuk janë problemi. Problemi është lidershipi yt që nuk pranon kundërshtim dhe kërkon vetëm bindje.
Nëse gjashtë deputetë thanë “JO”, ti duhet ta pyesësh veten PSE, para se t’i fajësosh.
LDK-ja nuk është pronë e askujt. As demokracia nuk është urdhër.


