Fundamenti

Kurti: Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor e s’i mbërrijmë 80 deputetë, sërish zgjedhje në vjeshtë ose në dimër

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një video-adresimi, është deklaruar rreth situatës së zgjedhjes së presidentit, duke thënë mes tjerash se, zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje, përcjell Gazeta Express.

Kryeministri, në deklarimin e tij, ka thënë edhe se, nëse vendi shkon në zgjedhje në qershor dhe Vetëvendosja s’i arrin 80 deputetë, atëherë, do të ketë zgjedhje sërish në vjeshtë apo në dimër.

Uji Dea


’Meqënëse problemi kryesor mbetet nevoja për 80 deputetë për kuorum te çështja e Presidentit, zgjedhjet nuk do të sjellin zgjidhje. Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet dhe të respektohet, sepse ai përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe bazën e demokracisë. Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) ka siguruar shumicën e votave dhe të deputetëve, prandaj kërkon që ky rezultat të merret parasysh në proceset politike dhe në vendimmarrje. Nëse shkojmë në zgjedhje në qershor, dhe LVV me partnerët (GUXO, Alternativa e pakicat) nuk i mbërrin 80 deputetë, atëherë do të shkojmë sërish në zgjedhje në vjeshtë a dimër. Kujt i konvenon kjo?!’’, ka deklaruar ai mes tjerash.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.