FIDANISHTJA

Një zemër (Prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kur e do një zemër, mund të udhëtosh shtatë shekuj në një përrallë, për të arritur në mbretërinë prej purpuri, o vetja ime, e ti më thua: pse rri në mëdyshje dhe më shikon me ata sy të lagur.

Pastaj krijon fjalëkryq me buzëqeshje, pas syve të mi të lodhur… Sa çuditem me ndjenjat e mia, edhe dallëndyshet dehen në ritmin e vallëzimit e yjet pikojnë në zemrën engjëllore, kur të pushton një grua e etur nga malli dhe e joshur nga e panjohura.

Uji Dea

Kur e do një zemër është mrekulli, mund të ulësh në tavernë e ta vlosh, si kafe, e ngadalë-ngadalë ta pish vetminë dhe përsëri të ringjallesh në bukurinë e saj.
Sa vështirë qenka të digjesh në detin e ëndrrrave të zjarrta… kur e do një zemër!…

Ramadan Mehmeti