FIDANISHTJA

Në Viti u përkujtua publicisti Ramadan Musliu në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në Viti, sot u mbajt një aktivitet përkujtimor kushtuar publicistit, poetit dhe intelektualit të shquar, Ramadan Musliu, me rastin e 5 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Aktiviteti, i cili u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve të Komunës së Vitisë që mban emrin e tij, “Ramadan Musliu”, mblodhi poetë, krijues dhe dashamirë të fjalës artistike nga të gjitha trojet shqiptare.

Në kuadër të këtij manifestimi u mbajt edhe një orë letrare përkujtimore, e cila u shpall e hapur nga kryetari i Shoqatës, z. Fadil Abazi.

Ai theksoi se ky takim është dëshmi se vepra dhe mendimi i Ramadan Musliut vazhdojnë të frymëzojnë brezat e rinj të krijuesve, duke mbetur një dritë udhërrëfyese në letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Një fjalë rasti mbajti edhe nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili vlerësoi figurën e Ramadan Musliut si njërën ndër më të spikaturat në letërsinë dhe mendimin kritik shqiptar.

“Figura e Ramadan Musliut, për nga përmasat krijuese, intelektuale dhe njerëzore, është ndër më të shquarat e letrësisë sonë. Ai nuk ishte vetëm poet e publicist i ndjeshëm, por edhe një intelektual i formuar që i dha letërsisë sonë një dimension të ri të analizës, të reflektimit dhe të qëndrimit kritik,” u shpreh Aliu.

Uji Dea

Në fjalën e tij, ai kujtoi se që nga viti 1978, Musliu ishte pjesë e pandashme e qarqeve letrare të Prishtinës, Shkupit e Tiranës, duke qenë një zë i fuqishëm dhe një urë lidhëse mes krijuesve shqiptarë.

“Megjithatë, ai kurrë nuk e harroi Anamoravën, Vitinë dhe Gjilanin, që i mbetën gjithmonë epiqendra shpirtërore e jetës dhe veprimtarisë së tij,” shtoi ai.

Në fund, pjesëmarrësit poetë e krijues nga mbarë hapësira shqiptare, lexuan poezi kushtuar figurës dhe veprës së Ramadan Musliut, duke sjellë emocione të thella dhe kujtime për një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën kombëtare.

Ky aktivitet u vlerësua si një homazh i denjë për një personalitet që jetoi me fjalën, mendimin dhe përkushtimin ndaj kombit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.