Hidromorava

Osmani për marrëveshjen: Delegacioni nuk arriti t’i sjellë vendit ato që premtojë në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, thotë se njohja nga Izraeli është e rëndësishme për vendin tonë.

Siç shprehet Osmani, kjo njohje e dëshmon rolin ekzistencial të SHBA-së në përkrahjen ndaj Kosovës, shkruan “Zeri.info”.

“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, u shpreh Osmani.

ARKATANA

Por, kryeparlamentarja në lidhje me marrëveshjen e arritur dje në Ëashington, thotë se delegacioni nuk ka arritur t’i sjellë vendit ato që premtojë në Kuvend tash e një kohë.

Ajo në një shkrim në “Facebook” i ka radhitur të gjitha premtimet e dhëna të cilat nuk arritën të realizohen sipas saj.

– Njohjen e ndërsjellë me Serbinë – Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)
– Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)
– Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)
– Rezultate konkrete për të pagjeturit
– Dëmshpërblim për reparacionet e luftës
– Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë
– Eliminim të plotë të barrierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës.