United Hospital

Ymeri: Fushata zgjedhore do të jetë një përplasje serioze mes Osmanit dhe Kurtit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Visar Ymeri, analist politik, ka vlerësuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, do të karakterizohet me përplasje mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Ymeri ka treguar disa nga shkaqet se pse Kurti ka refuzuar Osmanin edhe për një mandat tjetër, ndërkaq ka deklaruar se Kurti ia ka frikën Osmanit.

“Vjosa Osmani është në një pozitë tjetër sepse nëse e fiton një mandat tjetër, ky do të jetë mandati i fundit i saj dhe nuk ka do të ketë më nevojë për votat e askujt, dhe kjo ka qenë njëra prej arsyeve pse Kurti nuk ka vazhduar me Osmanin. Sidoqoftë, fakti se Kurti ia ka pasur kaq shumë firkën mandatit të dytë të Vjosa Osmanit, tregon se do t’ia ketë fikën edhe garimit të Vjosa Osmanit në zgjedhje”, ka thënë ai në VV Show.

Mobi Casa

Sipas Ymerit, sulmet ndaj Osmanit tashmë vetëm se kanë filluar nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendose dhe që sipas tij ato do të vazhdojnë edhe gjatë fushatës, qoftë nga vetë Kurti ose kandidatë tjerë të saj.

“Shihet se tashmë kanë filluar sulmet e vrazhda ndaj saj (Osmanit), prej Agim Bahtirit, Alban Krasniqit, e këtyre tjerëve nga Vetëvendosje dhe kjo tregon se fushata në të cilën po hyjmë ka me qenë përplasje kogja serioze mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në anën tjetër, edhe nëse nuk bëhet e drejtëpërdrejtë ta zëmë si person nuk flet për këtë gjë ka m’i shti të tjerët”, ka deklaruar Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.