UBT

Investimet e bllokuara në komuna

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Strategjia për vetëqeverisje lokale, mundësi për reforma ekonomike.

Ekspertët e ekonomisë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës thonë se komunat duhet të bëhen gjeneratorë të zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe tërheqjes së investimeve, e jo si ishte deri tani kjo politikë e gabuar e qeverive të pasluftës. Komunat e Kosovës deri më tash kanë pasur fare pak mundësi që të ndikojnë në thithjen e investimeve të huaja. Kështu është thënë javën e shkuar të enjten në promovimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026, e cila është hartuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Evropë (OSBE) në Kosovë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Si dihet, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është hartuese dhe zbatuese e Strategjisë së bashku me komunat dhe institucionet tjera. Zbatimi do të bëhet në dy periudha: periudha e parë pesëvjeçare (2016- 2021. Pjesë përbërëse e planit të zbatimit të kësaj strategjie do të jenë edhe lista e politikave strategjike sektoriale që duhet të zhvillohet nga sektorë të posaçëm (komunat, agjencitë, ministritë, ndërmarrjet). Gjithashtu, pjesë e planit të zbatimit do të jenë edhe lista e akteve ligjore që janë të domosdoshme të ndryshohen me qëllim të kompletimit të legjislacionit ekzistues apo harmonizimit të tij sa i përket legjislacionit të BE-së, obligime të dala nga Marrëveshja për Stabilizim-Asociim.

UBT

Disa komuna në rrezik falimentimi

Sipas një studimi të GAP-it, mësohet se pjesa kryesore e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale u kushtohet segmenteve që komunat dhe institucionet e nivelit qendror do të duhet t’i ndërmerrnin gjatë dhjetë viteve të ardhshme, me qëllim të arritjes së objektivave të synuara në fushën e qeverisjes lokale. Grupimi i këtyre segmenteve nxjerr një listë të gjatë prioritetesh, por kryesoret grupohen në katër kategori: Reforma financiareekonomike, reforma legjislative, reforma administrative, reforma territoriale./kosova sot/