Gjilani luftoi, por nuk qëndroi ndaj Apeolit
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ne kuadër të rundit të parë kualifikues në Europa Ligë, skuadra Apoel Nikiosia ka arritur të eliminon skuadrën e Gjilanit nga garat Evropiane me rezultat 0-2.
Skuadra Qipriote u deshtë t`i luaj 120 minuta për të shënuar fitore.
Mysafirët në minutën e 77-të, dështojnë nga penalltia, ku nuk ishte i saktë Moussa Sulejmani.
Në kohen shtesë në minutën e 101-të, pas harkimit mirë gjendet Efrem i cili me kokë gjen rrjetën e Enea Koliqit.
Në minutën e 116-të Dieumerci Ndongala shfrytëzon gabimet e mbrojtësve te Gjilanit, dhe mposht Koliqin për 0-2.
Gjilani luftoi gjerë në frymën e fundit por mysafirët ishin dukshëm më të mirë dhe me plot meritë ju takoj fitorja./rajonipress/


