Vedat Muriqi arrin në Itali, do të nënshkruaj me Lazion
Gazetari i njohur sportiv në Turqi, Volkan Demir e ka bërë të kryer transferimin e Vedat Muriqit në Lazio.
Në një prononcim për “A Spor”, Demir tha se kosovari tashmë është në Lazio dhe së shpejti do të bëhet zyrtare, transmeton Indeksonline.
Për Muriqin pati oferta edhe nga skuadrat e Premier Ligës por, Lazio u treguar më e vendosur për transferimin e tij.
Në Serie A, Roma dhe Milan po ashtu ishin të interesuar për transferimin e tij./Indeksonline/


