Skuadra greke synon sulmuesin shqiptar Armando Sadikun
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është rikthyer në një dëshirë për skuadrën greke Arisit.
Arisi edhe më herët e pati sulmuesin shqiptar në fokus, por duke ditur që lojtari kishte kërkesa të larta financiare dhe Levante mund të kërkonte investimin e bërë për të, atëherë presidenti i klubit grek u ndal vetëm te negociatat me lojtarin.
Sipas mediave greke, së fundmi, lajmi që Sadiku është tashmë futbollist i lirë nga Levante, ka bërë që drejtuesit e ekipit grek të hidhen në sulm për gjithçka. Duke ditur një shifër të përafërt prej 500 mijë eurosh në sezon, si pagë që përfitonte bomberi kuqezi te Levante, atëherë bordi drejtues i Arisit ka vendosur që të nisë menjëherë negociatat me lojtarin për ta bindur të transferohet në Greqi.


