Fundamenti

Bayerni kampion evropian për herë të 6-të dhe kompleton tripletën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bayerni është fitues i UEFA Champions League për sezonin 2019/20.

Është mbyllur sezoni i stërzgjatur për shkak të COVID-19 edhe në Champions League.

Bayern Munich është kampion për sezonin 2019/20 pasi e mundi në finale Paris Siant Germainin me rezultatin minimal, 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi në pjesën e dytë Kingsley Coman, në minutën e 59’.

Goli i Bayern erdhi pas disa rasteve të mira të PSG-së në pjesën e parë, me Mbappen dhe Neymarin, që nuk mundën të shënojnë.

UBT

PSG kishte raste edhe në pjesën e dytë, por Neuer e bëri një tjetër pritje fantastike në minutën e 70’, Marquinhos kishte mundësi të artë.

Deri në fund, Parisi tentoi dhe e pati një tjetër rast të mirë në min e 92’ me Chupo Moting, por nuk e shtyn topin në rrjetë.

Bayerni qëndroi deri në fund dhe fitoi 1-0 titullin e gjashtë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve, aq sa Liverpooli.

Bayerni gjithashtu kompletoi tripletën për herë të dytë në histori, klubi i vetëm së bashku me Barcelonën që nga dy herë kanë fituar gjithçka që fitohet në një sezon. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.