Zeneli konfirmon ftesën për ndeshjen ndaj Moldavisë e Greqisë
Kosova me 3 shtator do ta zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ku përballët me Moldavinë ndeshje kjo që zhvillohet në Itali, ndërsa tri ditë më vonë në “Fadil Vokrri” ndeshet me Greqinë, shkruan “Zeri.info”.
Të hënën trajneri Bernard Challandes pritet ta zbulojë listën e lojtarëve të Kosovës, por një ftesë e tillë tashmë duket e sigurt.
Fjala është për Arbër Zeneli i cili përmes një fotografie në instagram sikur e ka konfirmuar ardhjen te Kosova.
Ai ka shpërndarë një fotografi të dy fëmijëve kosovarë të cilët kanë veshur fanellën e Zenelit e Rashicës ku shihen para një fushe në Kosovë, derisa Arbër Zeneli ka shkruar: “Shumë shpejt do të jemi atje për vendin tonë”.
Zeneli ka një kohë të gjatë që nuk është paraqitur në fanellën e Kosovës, për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Malit të Zi ku lëndoi ligamentet e gjurit, por tash ai është rikthyer dhe është gati të jep spektakël për Kosovën. /Zeri.info


