SC Gjilani publikon listën e futbollistëve drejt San Marinos
Skuadra e Gjilanit është nisur drejt San Marinos për ta zhvilluar raundin parakualifikues në Ligën e Evropës ndaj skuadrës Tre Penne, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Stadio Olimpico di Serrvalle”
“Bardhekuqët” me të mbërritur në hotelin e tyre do ti nënshtrohen testit për COVID-19.
Skuadra e Gjilanit ka publikuar edhe listën e futbollistëve të cilët kanë udhëtuar drejt San Marinos, ku shihet se Keita Razak mungon për shkak dokumentacionit dhe Sebino Plaku për shkak lëndimit.
Kjo është lista e futbollistëve të Gjilanit që kanë udhëtuar për në San Marino:
Kolici, Ruqi, Terziu, Kastrati, Veliu, Rapa, Prekazi, Frasher, Ferreira, Kqiku, Halili, Hila, Kuc, Huseini, Jonuzi, Kelmendi, Progni, Hajdari, Dubova, Nikac./rajonipress/


