Samir Ujkani do të vazhdojë të jetë pjesë e Torinos edhe për një edicion
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani do të vazhdojë të jetë pjesë e Torinos edhe për një edicion.
Kështu të paktën kanë bërë me dije mediat në Itali, shkruan “Zeri.info”.
“Gardianit” vushtrrias i ka skaduar kontrata pas përfundimit të edicionit 2019/20 me Torinon.
Por, thuhet se Ujkani ka pranuar të jetë portier i dytë te Torino edhe për një vit.
32-vjeçari u bë pjesë e Torinos në verën e vitit të kaluar, derisa ai e mbylli edicionin me vetëm një paraqitje. /Zeri.info


