FIDANISHTJA

Strakosha, i palodhuri i Serie A, nuk ka humbur asnjë minutë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Thomas Strakosha në listën e të palodhurëve të Serie A.

E kush do ta mendonte se një shqiptar do të ishte futbollisti që është aktivizuar më shumë në këtë edicion futbollistik të kampionatit italian.

Portieri kuqezi është një lider i padiskutushëm te Lazio, dhe ka merita të jashtëzakonshme për kualifikimin e bardhekaltërve në Champions League.

Ndoshta nuk kishte ndodhur kurrë që një shqiptar të ishte në krye të kësaj liste.

KKVITI

Thomas Strakosha është futbollisti më i aktivizuar në Serie A, duke grumbulluar plot 3330 minuta në 37 ndeshje të luajtura, transmeton SS.

Kreun e kësaj renditje gardiani i kombëtares sonë e ndan me homologun argjentinas të Udineses, Musso, i cili ka grumbulluar të njëjtat minuta.

Edhe shumë titullarë të tjerë të Lazios janë në vendet e para, duke patur parasysh faktin që trajneri Simone Inzaghi ka shumë pak alternativa në stol për të çlodhur titullarët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.