HW

Fantastike: Arman Durmishi ftohet nga Spalleti për t’u stërvitur me ekipin e parë të Juventusit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Arman Durmishi vazhdon të jetë një nga emrat më premtues të futbollit shqiptar dhe paraqitjet e tij kanë filluar të tërheqin vëmendjen edhe në nivelet më të larta të klubit të Juventusit.

Sulmuesi 18-vjeçar do të jetë pjesë e Juventus Next Gen gjatë këtij sezoni, skuadër që militon në nivelet e ulëta të futbollit italian dhe shërben si një urë lidhëse mes akademisë dhe ekipit të parë të bardhezinjve.

Kontrata e tij me klubin torinez është e vlefshme deri në vitin 2028, duke treguar besimin që Juventusi ka te potenciali i tij.

Lajmi pozitiv për Durmishin ka ardhur edhe nga ekipi i parë. Shqiptari ishte një nga lojtarët e Juventus Next Gen që morën pjesë në stërvitjen me skuadrën A të “Zonjës së Vjetër”, nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti, i cili po përgatit ekipin për sezonin e ri.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e talentit shqiptar, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me Juventus U-20 në kampionatin Primavera.

United Hospital

Durmishi ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës, duke konfirmuar aftësitë e tij në repartin ofensiv dhe duke bindur drejtuesit e klubit se mund të jetë një investim i rëndësishëm për të ardhmen.

Objektivi i tij është të vazhdojë zhvillimin me Juventus Next Gen dhe të fitojë sa më shpejt një vend në planet e ekipit të parë.

Durmishi është gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare U-19 dhe konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për të qenë një nga sulmuesit e së ardhmes për përfaqësuesen kuqezi.

Me progresin që po shfaq në një klub me historinë dhe standardet e Juventusit, ai shihet si një nga emrat që mund të japë një kontribut të rëndësishëm për sulmin e Shqipërisë në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.