Gjendet një granatë e minahedhësit e tipit US – ARMY
Gjilan – Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës, ka raportuar në Policinë e Kosovës se në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, në livadhe, për skaj të rrugës ka gjetur një mjetë të dyshimtë eksplodues.
Njësitet përkatëse të KFOR-it-EOD dhe njësitet e FSK-së për deminim rreth orës 21:10 kanë arritur në vendin e ngjarjes. Të njëjtit kanë konstatuar se kanë të bëjë me një granatë e minahedhësit e cila ka qenë e përdorur dhe shërbente për ndriçimin e hapësirës, prodhimit US- Army. Mjeti është tërhjekur në mënyrë të sigurt nga KFOR-i dhe FSK-ja njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


