United Hospital

Derbi Gjilani-Ballkani pa fitues, përfiton Drita shpallet kampion

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Jave e 32-të, në Superligën e Kosovës në derbin në mes Gjilanit e Ballkanit nga Suhareka është përmbyll me rezultat 2-2, ky rezultat më së shumti i ka shkuar përshtati Dritës e cila një javë para se të përfundon kampionati është shpallur kampion i Kosovës 2019-2020.

Mëkati më i madh i kësaj ndeshje ishte mos prezenca e shikuesve për shkak pandemisë, për të përcjell spektaklin si me lojë poashtu edhe me gola.

Në minutën e 15-të, Ermal Krasniqi godet me kokë por në mënyrë bravuroze mbron Haxhihamza i Gjilanit.

Në minutën e 42-të, Kushtrim Shabani arrin të gjendet bukur në zonë duke mposhtur portierin mysafirë, Armend Ruxhin, 1-0.

Golin e barazimit mysafirët e arrin në minutën e 73-të, Ermal Krasniqi harkon e Mirlind Daku mposht Haxhihamzën duke barazuar 1-1.

KKVITI

Dy minuta më vonë Jetmir Topalli me kokë shënon duke sjell stres në stadium, 1-2 për Ballkanin.

Kur të gjithë menduan se ndeshja do t’ju takon musafirve në skenë edhe një herë del Keita Rezak i cili nga 13 metra barzaon në 2-2.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Ne bëmë një ndeshje të mirë skuadra e Gjilanit ka futbollist cilësor, falënderoj kryetarin dhe kryesin e Gjilanit për mirëpritje poashtu edhe qytetarët e Gjilanit, mendoj se skuadra e Ballkanit ishte bukuria e këtij kampionati”.

Ndërsa trajneri nga Vlora, Gentjan Mezani, pas 90 minutave ka deklaruar.
“Gjilani është skuadra më e mirë në Kosovë, ua mbyllëm gojën shumë specialistëve që na kritikonin edhe ne edhe Ballkani kemi luajtur pastër. Prokuroria dhe federata duhet të punojnë që kampionati i ardhshëm të jetë i pastër mua nuk më intereson, a është bërë Drita kampion ne kemi zhvilluar lojëra të pastërta, ne jemi brenda objektivave dhe kërkojmë pozitën e dytë ndaj Flamurtarit”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.